“Shpëtoni jetë”, tjetër protestë marshim në Durrës pas vdekjes së dy të miturve

Protesta kishte edhe një karakter sensibilizues për drejtuesit e automjeteve, që të tregojnë më shumë kujdes në rrugë.

06.05.2026. 20:57

“Shpëtoni jetë”, tjetër protestë marshim në Durrës pas vdekjes së dy të miturve

Dhjetëra qytetarë kanë marshuar pasditen e së mërkurë në Durrës në shenjë proteste pas aksidentit tragjik të së dielës që i mori jetën dy fëmijëve dhe la të plagosur rëndë një tjetër të mitur.

Me pankarta në duar dhe fotografi të viktimave, protestuesit nisën marshimin nga Drejtoria e Policisë, duke vijuar drejt Bashkisë së Durrësit. Ata kërkuan rritje të kontrolleve dhe masa konkrete nga institucionet për të garantuar sigurinë në rrugë.

Protesta kishte edhe një karakter sensibilizues për drejtuesit e automjeteve, që të tregojnë më shumë kujdes në rrugë.

Në fund të tubimit, pjesëmarrësit lëshuan balona të bardha në ajër, në kujtim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksident.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, kur Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, përplasi me automjetin e tij tre fëmijë, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë.

Gjykata e Durrësit vendosi ta le në burg autorin, i cili shfaqi shenja pendese të thellë gjatë mbajtjes së seancës për masën e sigurisë.

Në dëshminë e tij Radaçi deklaroi se e humbi kontrollin e makinës së tij pasi një mjet tjetër doli nga një rrugicë dhe i preu rrugën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)