Traktori e zuri poshtë teksa punonte tokën, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë

Mësohet se 57-vjeçari ishte duke punuar tokën me një zetor, kur mjeti bujqësor është përmbysur, duke e zënë poshtë.

06.05.2026. 19:59

Traktori e zuri poshtë teksa punonte tokën, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në bashkinë Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Kujtim Meçi, banues në zonën Fier-Seman. Mësohet se 57-vjeçari ishte duke punuar tokën me një zetor, kur mjeti bujqësor është përmbysur, duke e zënë poshtë.

Si pasojë e plagëve të rënda të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)