As shiu dhe as bora, dëmtohet sërish aksi që kushtoi 260 mln euro

Pavarësisht se kanë kaluar ditë nga dëmtimet e fundit, qarkullimi vijon të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm në një korsi.

06.05.2026. 19:45

As shiu dhe as bora, dëmtohet sërish aksi që kushtoi 260 mln euro

Vijojnë problemet në aksin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ndonëse inaugurimi i tij ende nuk e ka bërë vitin.

Aksi që ka kushtuar mbi 260 mln euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë ka shfaqur sërish dëmtime në trupin e tij  konkretisht në lotin e dytë, pranë zonës së quajtur “Kthesa e Trebinjës”.

Gjatë muajve të dimrit, ky aks shfaqi probleme të mëdha me rrëshqitje të strukturës për shkak të reshjeve të shiut, por edhe borës.

Pavarësisht se kanë kaluar ditë nga dëmtimet e fundit, qarkullimi vijon të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm në një korsi.

Problemet dhe dëmtimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë kanë nisur që prej inaugurimit të saj.

Kjo rrugë ka kushtuar 260 milion euro dhe është hapur për qarkullimin e mjeteve në shtator të vitit të shkuar.

Ndërsa pas problematikave në lotin e tretë, së fundmi situata serioze është evidentuar dhe në lotin e dytë të rrugës, pikërisht në segmentin që kalon përbri lumit Shkumbin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)