“Bulldog-u i Saliut”, Salianji përplaset me Nokën: Erdhe me fustan në burgun e Fierit

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji e ka etiketuar në Facebook, Flamur Nokën, si lëpirës të kryetarit, duke e quajtur “Bulldog-u i Saliut”.

06.05.2026. 17:20

“Bulldog-u i Saliut”, Salianji përplaset me Nokën: Erdhe me fustan në burgun e Fierit

Një përplasje e ashpër në distancë ka nisur mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe ish-deputetit, Ervin Salianji, pas përjashtimit të këtij të fundit nga gara për kreun e kësaj force politike.

Ditën kur përfaqësuesi ligjor i Salinjit nuk u lejua të dorëzonte në selinë blu dokumentacionin për hyrjen në garë, Noka e akuzoi Salinjin për lidhje me të biznesmenin e kërkuar nga SPAK, Ergys Agasi, duke nënvizuar se dera e PD s’do jetë kurrë e hapur për të.

Prej këtij komenti përmes postimeve në rrjetet sociale, dyshja janë përplasur duke kaluar deri në fyerje dhe ofendime kundrejt njëri-tjetrit. Së fundmi Salianji e ka etiketuar në Facebook, Nokën, si lëpirës të kryetarit, duke e quajtur “Bulldog-u i Saliut”.

“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë. Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun”, shkruan Salianji.

Ish-deputeti demokrat ka shkuar edhe më tej duke thënë se Sekretari i Përgjithshëm i PD ka shkuar në burgun e Fierit gjatë kohës kur Salianji vuante dënimin, i veshur me fustan grash, pasi sipas tij ishte i frikësuar për kontaktin me të dënuarit e tjerë.

“Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues! Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut. Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin. Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron. Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!”, shprehet ai më tej.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)