Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj gjatë një operacioni kundër narkotikëve, pasi u kapën me lëndë të dyshuar narkotike në automjet.
Në pranga ranë një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar, të cilët u ndaluan nga shërbimet e policisë teksa qarkullonin me makinë në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit, në automjetin që drejtohej nga 30-vjeçari u gjetën rreth 800 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen.
Nga verifikimet rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”. Ai dyshohet se më 16 mars 2026 ka kanosur me armë zjarri kallashnikov një shtetas me inicialet A.B.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)