Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23 vjeç, i cili akuzohet për të paktën 12 raste vjedhjesh në zona të ndryshme të kryeqytetit në një kohë të shkurtër.
Në kuadër të operacionit “Kioska” u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Xh.M., për të cilin grupi hetimor arriti të zbulojë se ishte kthyer në tmerrin e kioskave që tregtonin mallra të ndryshme.
Gjatë periudhës prill-maj Xh.M. i dënuar më herët në fushën e narkotikeve, përmes forcës kishte hyrë në kioska të ndryshme për të vjedhur aty kryesisht paketa, por edhe mallra të tjera.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)