Angelina Jolie fiton gjyqin me Brad Pitt për vreshtin 184 mln euro në Francë

Mosmarrëveshjet për Château Miraval me vlerë 184 milionë dollarë filluan dhjetë vjet më parë, pas ndarjes së ish-çiftit të Hollivudit.

Burimi: Daily Mail

06.05.2026. 17:50

Angelina Jolie fiton gjyqin me Brad Pitt për vreshtin 184 mln euro në Francë

Aktorja Angelina Jolie ka fituar betejën ligjore me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt për punishten e tyre të verës dhe vreshtin në Francë.

Mosmarrëveshjet për Château Miraval me vlerë 184 milionë dollarë filluan dhjetë vjet më parë, pas ndarjes së ish-çiftit të Hollivudit, por ato të marrin zgjidhje pasi Gjykata ne Los Anxhelos ka vendosur se aktorja 50-vjeçare nuk është e detyruar t'i dorëzojë palës së Pitt, 22 email-e që lidhen me çështjen.

Vendimi rrëzoi një urdhër të mëparshëm të dhjetorit 2025, me vendimin e gjykatës që dokumentet në fjalë përmbanin strategji ligjore dhe për këtë arsye ishin të mbrojtura.

Avokati i Jolie, Paul Murphy, e quajti zhvillimin një "fitore të rëndësishme", duke argumentuar se Pitt u përpoq të fitonte akses në materiale të privilegjuara që nuk duhej të ishin dhënë. Nga ana tjetër, njerëz pranë Brad Pitt argumentuan se ky është një zhvillim i përkohshëm, i cili thjesht vonon zbulimin e informacionit thelbësor.

Megjithatë, gjykata nuk e justifikoi plotësisht Jolie-n, pasi hodhi poshtë kërkesën e saj për 34,000 dollarë gjoba kundër avokatëve të aktorit. Mosmarrëveshja për Château Miraval, ka vazhduar prej një dekade, me të dyja palët që nuk pajtohen si për shitjen e një pjese të pronës ashtu edhe për menaxhimin e saj pas ndarjes së tyre.

Në të njëjtën kohë, ka një mosmarrëveshje të re për kohën kur do të fillojë gjyqi, me Jolie që sugjeron vjeshtën e vitit 2027 dhe Pitt që dëshiron një gjyq më të hershëm. Ish-çifti, i cili u takua në sheshxhirimin e filmit "Mr. & Mrs. Smith", u nda në vitin 2016 dhe finalizoi divorcin e tyre në vitin 2024.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)