Në një ceremoni solemne të zhvilluar sot në Tirana, u akorduan titujt “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë, akademisë dhe artit.
Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria po përgatitet të mirëpresë Bordin e Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje e rëndësishme që pritet të mbledhë vitin e ardhshëm figurat më të spikatura të drejtësisë globale.
Gjatë ceremonisë, Rama i dorëzoi titullin “Doctor Honoris Causa” ekonomistit të njohur Ricardo Hausmann, për të cilin ndau edhe kujtime nga bashkëpunimi i tyre i parë.
“Sot këtu u thirra për të pararendur me fjalën time titullin ‘Doctor Honoris Causa’ për Ricardo Hausmann. Ka shumë ekonomistë që e shpjegojnë botën pasi ajo ndryshon, por shumë pak që e ndryshojnë atë përpara se bota ta vërë re. Profesori i përket kategorisë së dytë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi me humor se për të fituar vëmendjen e Hausmann-it, fillimisht iu desh të fitonte zgjedhjet.
“Nuk ishte dëgjuar që një piktor të donte të bëhej kryeministër. Kuptova se për të marrë vëmendjen e tij duhej të fitoja zgjedhjet, që në retrospektivë është një proces shumë i sofistikuar vettingu.”
Rama vlerësoi qasjen praktike të ekonomistit, duke e dalluar atë nga ekspertë të tjerë ndërkombëtarë.
“Ai erdhi me çizme në terren. Vende si i yni kanë parë shumë ekspertë që qëndrojnë disa orë në hotel dhe prodhojnë raporte që nuk i lexon njeri. Ka edhe nga ata që të fajësojnë ty për dështimet e tyre.”
Kryeministri ndau edhe detaje nga takimi i tyre i pare duke thënë se “biseda jonë e parë u zhvillua në një rooftop në Tiranë, ku ai foli për nevojën për të kuptuar burimet reale me të cilat do të punonte.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)