Sting le fëmijët pa trashëgimi: Duhet të punojnë vetë

Sipas tij, ideja që një fëmijë “nuk ka nevojë të punojë” është e gabuar dhe madje e dëmshme.

Burimi: People

06.05.2026. 21:39

Sting le fëmijët pa trashëgimi: Duhet të punojnë vetë

Këngëtari i njohur britanik Sting përsëriti qëndrimin e tij për mënyrën si i rrit dhe i mbështet fëmijët, duke theksuar se nuk ka në plan t’u lërë një pasuri të madhe pa vdekjes së tij.

Në një intervistë për CBS News, artisti 74-vjeçar u shpreh se beson se fëmijët duhet të ndërtojnë vetë jetën dhe karrierën e tyre. Sipas tij, ideja që një fëmijë “nuk ka nevojë të punojë” është e gabuar dhe madje e dëmshme.

“U them gjithmonë: duhet të punoni. Unë po paguaj për edukimin tuaj, keni gjithçka që ju duhet, tani shkoni dhe punoni”, tha ai.

Sting, emri i vërtetë i të cilit është Gordon Matthew Thomas Sumner, theksoi se kjo qasje nuk është e ashpër, por një mënyrë për t’i bërë fëmijët të pavarur dhe të suksesshëm në forcat e tyre.

Ai ka gjashtë fëmijë dhe, sipas tij, të gjithë janë rritur me një etikë të fortë pune dhe nuk varen nga paratë e tij. “Janë shumë të pavarur dhe nuk presin ndihma,” u shpreh këngëtari.

Kjo nuk është hera e parë që Sting shpreh këtë filozofi. Që në vitin 2014 ai kishte deklaruar se nuk dëshiron t’u lërë fëmijëve fonde të mëdha që mund t’i bëjnë të varur, por do t’i ndihmojë vetëm në raste nevoje.

Ndërkohë, artisti vijon të jetë aktiv në karrierën e tij muzikore, duke promovuar turneun ndërkombëtar të muzikalit të tij “The Last Ship”, me ndalesa në qytete të ndryshme, përfshirë edhe Nju Jorkun.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)