Vrasja në Sarandë, vetëdorëzohet personi i plagosur, policia zbardh dinamikën e ngjarjes
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare për krimin e rëndë në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili. Një nga të dyshuarit është vetëdorëzuar pasi ka mbetur i plagosur, teksa 5 të tjerë dhe autori kryesore janë ende në kërkim.
Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 7 majit në Sarandë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili dhe u plagos Kostandin Vogli, ky i fundit u vetëdorëzua në polici dhe ndodhet në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas deklaratës së policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në lokalin në pronësi të viktimës, në kryqëzimin e fshatit Gjashtë. Hetimet e kryera nga strukturat e Policisë së Sarandës, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe zbardhjen paraprake të dinamikës së konfliktit.
Nga veprimet hetimore rezulton se disa persona, konkretisht Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë konfliktuar me persona që ndodheshin në tavolinë me Rexhep Ismailin dhe Tori Ruçin.
Sipas policisë, konflikti ka nisur me sende të forta, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar në përdorim armësh zjarri. Dyshohet se gjatë sherrit, Rexhep Ismaili ka marrë një armë automatike dhe ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt.
Në vijim, Lulzim Tabaku dyshohet se ka reaguar duke qëlluar me armë pistoletë ndaj 66-vjeçarit, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të ditur se ai është shoqëruar dhe do t’i nënshtrohet procedurave penale.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i krimit. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili, dyshohet se ka fshehur armën automatike të përdorur gjatë konfliktit, së bashku me një krehër me 21 fishekë. Arma është gjetur dhe sekuestruar nga policia si provë materiale.
Një grup prej të paktën 5-6 personash ka shkuar në vendngjarje me qëllimin për të konfliktuar me një tjetër person që ndodhej në lokal, madje dyshohet se situata ka nisur si tentativë për rrëmbim.
Lulëzim Tabaku, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje pronësie, një grup personash është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe një automjet tip “Audi Q8”, gëzhoja e fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe prova të tjera që pritet të ndihmojnë hetimin. Në fshatin Nivicë u gjet edhe mjeti me të cilin dyshohet se është larguar autori i dyshuar, ndërsa në Sarandë u bllokua edhe një automjet tjetër tip “Audi” që mendohet të jetë përdorur nga personat e përfshirë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia shpalli në kërkim Lulzim Tabakun, 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe Idriz Çela, Eljo Muço, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Po ashtu, është proceduar penalisht edhe Hajredin Ismaili, vëllai i viktimës, për veprime që lidhen me fshehjen e armës së zjarrit.
Policia deklaron se hetimet vijojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Rritja e kostos së jetesës po i detyron qytetarët të ndryshojnë mënyrën e konsumit. Disa blejnë më pak produkte, të tjerë zgjedhin alternativa më të lira, edhe pse me cilësi më të dobët. Ndërsa për pensionistët, përballimi i shpenzimeve është bërë edhe më i vështirë.
Eshtë shtyrë seanca në Gjykatën Administrative ku shqyrtohet kërkesa e Erion Veliaj ndaj Prokurorit të Posaçëm, Ols Dado dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza duke thënë se procesi ndaj tij është zhvilluar në errësisë. Seanca e radhës do zhvillohet më 19 qershor.
Amendamentet e reja përqendrohen edhe te shoferët e rinj, duke kërkuar që gjatë vitit të parë pas pajisjes me patentë, ata të jenë subjekt i politikës së tolerancës zero ndaj alkoolit gjatë drejtimit të automjetit.
Në mesazhin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ndal te rëndësia e etikës dhe integritetit në profesion, duke theksuar se besimi i qytetarëve është elementi kryesor që duhet ruajtur nga çdo punonjës.
Duke përfituar nga fakti që seanca e padisë së Erion Veliaj-t kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado ishte me dyer të hapur, përveç mediave, në Gjykatën Administrative ishte i pranishëm edhe emri i madh i kinematografisë shqiptare.
Komente (0)