Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë të enjte pretencën për dy nga të akuzuarit e një prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend ku iu bë attentat ish-prokurorit Arian Ndoja, i cili ditët e sotme është deputet i Partisë Demokratike.
Kështu, SPAK në seancën e sotme për këtë çështje ka kërkuar burg përjetë për të akuzuarin Plaurent Dervishaj dhe 35 vjet burg për Julian Meçen.
Të dy të akuzuarit dyshohet se urdhëruan, organizuan dhe krijuan kushtet për vrasjen e prokurorit Ndoja, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit.
Dervishaj dhe Meçe mungonin në seancë ndaj prokurori Xholi e lexoi pretencën në prani të avokatëve të tyre.
Më 1 nëntor të vitit 2019 persona të armatosur qëlluan me armë në drejtim të mjetit ku udhëtonte ish-prokurori. Për pasojë humbi jetën shoferi i tij Andi Maloko, teksa të plagosur mbetën prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)