Duke përfituar nga fakti që seanca e padisë së Erion Veliaj-t kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado ishte me dyer të hapur, përveç mediave, në Gjykatën Administrative ishte i pranishëm edhe një emër i madh i kinematografisë shqiptare. Aktori Robert Ndrenika u paraqit në sallë, në shenjë solidarizimi me kryebashkiakun në detyrë të Tiranës.
Ata u takuan përzemërsisht, shkëmbyen puthje, e madje nuk munguan as batutat për ti dhënë zemër Veliajt në betejat e tij ligjore. “Ç’të mbetet, vij e bëj unë” ishin fjalët e aktorit të madh, lidhur me qëndrimin ende në qeli të kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa saga gjyqësore vijon.
Pas atyre fjalëve, Ndrenika e puthi Veliajn në ballë, si për ti dhënë uratën. Ky moment largoi disi tensionin që mbizotëronte, pasi kryebashkiaku hyri në gjykatë i shoqëruar nga pjesëtarë të forcave speciale dhe me pranga në duar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)