“Dy orkestra, një skenë”, Nancy VanHorn: Miqësia SHBA-Shqipëri, e pandalshme
Në një atmosferë festive, ku muzika amerikane dhe shqiptare u bashkuan në të njëjtën skenë, Tirana u kthye mbrëmjen e së enjtes në një simbol të miqësisë së fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një atmosferë festive, ku muzika amerikane dhe shqiptare u bashkuan në të njëjtën skenë, Tirana u kthye mbrëmjen e së enjtes në një simbol të miqësisë së fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Koncerti i përbashkët i grupit muzikor “Flagship” të Forcave Detare Amerikane në Evropë dhe Afrikë me Orkestrën e Forcave të Armatosura Shqiptare solli emocione, performanca energjike dhe mesazhe për partneritetin mes dy vendeve aleate.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës së Kulturës Amerikane në Shqipëri dhe mblodhi diplomatë, ministra, ushtarakë, artistë dhe qytetarë, të cilët ndoqën nga afër performancat muzikore në një mbrëmje të dedikuar kulturës dhe bashkëpunimit ndërmjet dy kombeve.
Të pranishmit i përshëndeti e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, e cila e cilësoi koncertin si më shumë se një aktivitet artistik.
“Sonte, po ju sjellim diçka të veçantë, tingujt elektrizues të grupit muzikor “Flagship” të Forcave Detare të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, së bashku me orkestrën e jashtëzakonshme të Forcave të Armatosura Shqiptare. Dy orkestra ushtarake të klasit botëror. Një skenë. Përsosmëri e pastër muzikore”, u shpreh diplomatja amerikane.
Foto: Ambasada e SHBA
Koncerti u organizua gjithashtu në kuadër të nismës globale “Freedom 250”, që shënon 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. VanHorn tha se kjo nismë synon të promovojë vlerat e lirisë, mundësive dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
“‘Freedom 250’ është një ftesë për miqtë në mbarë botën, përfshirë edhe këtu në Shqipëri, për të festuar historinë amerikane. Dhe, është edhe historia juaj. Iu përket të gjithëve që besojnë në liri, mundësi dhe begati”, deklaroi ajo.
Në fjalën e saj, diplomatja amerikane vuri theksin edhe tek marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i cilësuar ato të pathyeshme.
“Kjo shfaqje është më shumë se një koncert. Është një festë e lidhjes së pathyeshme midis kombeve tona, si aleatë, si miq të besuar dhe si partnerë në liri. Kjo është ajo që e bën miqësinë SHBA-Shqipëri të pandalshme”, tha VanHorn.
Mbrëmja artistike u organizua nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, Ministria e Mbrojtjes dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa në skenë performuan edhe artistët shqiptarë Renis Gjoka dhe Gjergji Kaçinari, duke i dhënë koncertit një atmosferë të veçantë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Në zemër të New York-ut, më 16 dhe 17 maj 2026, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha që ka bashkuar ndonjëherë diasporën shqiptare në Amerikën e Veriut: “United FestivAlb”. Një festival që shkon përtej muzikës, me synimin për tu kthyer në një simbol të unitetit, kulturës dhe krenarisë.
Italia rifitoi zotërimin e kësaj pjese të rëndësishme të trashëgimisë së saj kulturore falë një sërë operacionesh të kryera nga TPC, të cilat përfunduan midis dhjetorit 2025 dhe prillit 2026.
Marka italiane luksoze Prada ka lançuar një linjë të kufizuar sandalesh të frymëzuara nga sandalet tradicionale Kolhapuri të Indisë, gati një vit pasi u përball me kritika për përvetësimin kulturor.
Anëtarët e një prej grupeve më me ndikim të Sudanit, Aswat Almadina, janë të shpërndarë në të gjithë botën, duke shpresuar se muzika e tyre do të jetë një frymëzim për paqen në një komb të shkatërruar nga lufta.
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet e realizuara në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar dhe rezultatin përfundimtar. Muzeu Historik Kombëtar u mbyll për publikun më 15 mars 2024 dhe pritet të qëndrojë i mbyllur për katër vite.
Kompozimi të kujton fort Mona Lisën e Leonardo da Vinçit, por vepra e Rafaelit dallohet për qartësi dhe qetësi më të madhe. Vështrimi i gruas së re është më pak misterioz dhe më i qëndrueshëm, duke krijuar një ndjenjë kontrolli dhe ekuilibri.
Komente (0)