Aksident në qendër të Beratit, makina përplas këmbësorin

Një 60 vjeçar ka mbetur i plagosur në qendër të Beratit pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

08.05.2026. 16:21

Aksident në qendër të Beratit, makina përplas këmbësorin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në qytetin e Beratit ku një makinë ka përplasur një këmbësor që ishte duke kaluar në rrugë.

Sipas të dhënave paraprake, makina ka tip Golf ka qenë me shpejtësi të madhe dhe nuk ka mundur ta devijojë 60 vjeçarin që po kalonte rrugën.

Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda dhe iu nënshtrua një operacioni për shkak të dëmtimeve në kokë, ndërkohë që po mbahet në monitorim nga mjekët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, të cilët po kryejnë veprimet hetimore dhe po verifikojnë kamerat e sigurisë të bizneseve pranë zonës ku ndodhi aksidenti.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një 20-vjeçar, është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)