Veliaj në Gjykatën Administrative me pranga në duar, merr pjesë në seancën kundër prokurorit të SPAK që e hetoi

Kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar se të bëhej transmetim live i seancës, kërkesë e cila iu plotësua pjesërisht, duke përfshirë fillimin dhe fundin e saj.

08.05.2026. 14:16

Veliaj në Gjykatën Administrative me pranga në duar, merr pjesë në seancën kundër prokurorit të SPAK që e hetoi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e depozituar prej tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Veliaj e ka paditur prokurorin duke pretenduar se emërimi i tij në vitin 2008 është bërë në kundërshtim me ligjin.

Sipas pretendimeve të kryebashkiakut, Ols Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe për rrjedhojë nuk ka plotësuar kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror. Seanca po zhvillohet sot në Gjykatën Administrative, ndërsa Veliaj është parë teksa mbërrinte në ambientet e gjykatës.

Ai shoqërohej nga pranë nga pjesëtarë të forcave speciale, të cilët e mbanin nga krahët. Veliaj kishte pranga në duar, teksa kjo nuk e pengonte që të mbante vetë dosjen. Kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar se të bëhej transmetim live i seancës, kërkesë e cila iu plotësua pjesërisht, duke përfshirë fillimin dhe fundin e saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)