Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj po mbajnë protestën e radhës kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kabinetit të ri.
Pasi qëndruan për disa minuta përpara Kryeministrisë thuajse të heshtur, duke dëgjuar një folës të padukshëm që rendiste "aferat" e mazhorancës, mbështetësit e opozitës nisën një marshim, por që u pengua që në hapat e para nga policia.
Ndërsa protestuesit iu afruan kordonit të policisë, ujë me presion u hodh ndaj tyre, teksa kundërpërgjigjja ishte me bomba molotov.
Tentativat për t’u rigrumbulluar dështuan nga gazi lotsjellës, me policinë që i qëndroi paralajmërimit të saj se leja nuk ishte marshim por thjesht për protestë para Kryeministrisë.
Kujtojmë që në protestat e mëparshme të opozitës ka pasur incidente serioze, ku protestuesit kanë sulmuar me molotovë dhe mjete piroteknike Kryeministrinë, por edhe institucione të tjera, teksa policia është kundërpërgjigur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Në tubimin e fundit dhunës nuk i shpëtuan dhe disa eksponentë të lartë të PD, të cilët në tentativë për të çarë kordonin e policisë, u përballën me spraj me piper dhe dhunë fizike nga policia.
21: 09 “Kujdes se do të zbulohet fytyra një ditë”, deputeti Nallbati përplaset me FNSH
Përplasje e ashpër verbale mes deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në kordonin e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nallbati i ka kërkuar efektivit që të mos ushtrojë dhunë dhe të mos hedh spray me piper.
“Kujdes se do të zbulohet fytyra një ditë”, dëgjohet të thotë Nallbati.
Ndërkohë që policia nuk lejon për asnjë moment mbështetësit e opozitës të largohen nga sheshi para Kryeministrisë për të mbajtur një marshim në rrugët e kryeqytetit.
Ky moment ka sjell dhe përplasje mes deputetëve të PD, mbështetësve të tyre dhe policisë.
20:58 Protestuesit tentojnë sërish të çajnë kordonin, Berisha sulmohet me ujë me presion
Një tjetër tentativë e protestuesve të opozitës për të çarë kordonin e policisë ka hasur në reagimin e këtyre të fundit me ujë me presion.
Mes protestuesve ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbi të cilin u hodh ujë me presion.
20:45 Berisha me maskë kundragaz, Bardhi akuza policisë: Pse po i provokoni protestuesit?
Foto: Youtube/Partia Demokratike
Pas marshimit të protestuesve të opozitës drejt Ministrisë së Brendshme, situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u tensionua, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Forcat e rendit krijuan një kordon sigurie përpara institucionit, duke penguar protestuesit që të afroheshin më tej. Mes protestuesve ndodhej edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u pa i pajisur me maskë kundragaz, ndërsa mbështetësit demokratë u përballën me ndërhyrjen e policisë dhe autobotin me ujë me presion.
Gjatë tensioneve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pati një debat të ashpër me efektivët e policisë, duke i akuzuar se po provokonin një protestë paqësore.
“Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, deklaroi Bardhi gjatë përplasjes me uniformat blu.
Ai shtoi se policia duhet të arrestojë zyrtarët e lartë të qeverisë dhe jo qytetarët që protestojnë.
“Shkoni arrestoni Belinda Balluku dhe Edi Rama që kanë vjedhur shqiptarët”, u shpreh Bardhi para protestuesve.
20:39 Policia hedh ujë drejt protestuesve, shpërthejnë molotovët
Policia e Shtetit ka hedhur ujë më presion ndaj protestuesve të opozitës të cilët nisën një marshim nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Brendshme.
Ky provokim ka shkaktuar dhe reagimin e protestuesve të cilët hodhën bomba molotov, të cilat ishin të pakta në numër krahasuar me protestat e mëparshme.
Foto: Youtube/PD
Policia kishte bërë me dije se nuk do të lejonte asnjë marshim në rrugët e kryeqytetit pasi leja ishte vetëm për sheshin para kryeministrisë.
Incidenti u pasua dhe me hedhjen e gazit lotsjellës, teksa duhet thënë se masat e policisë këtë herë ishin në disporpocion, thënë kjo edhe për shkak të numrit të ulët të protestuesve në këtë marshim.
20:35 'Paqe' te Kryeministria, protestuesit e PD marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme
Foto: Youtube/PD
Protesta e opozitës para Kryeministrisë u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa një orë pas nisjes së tubimit, mbështetësit e PD-së, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët opozitarë marshuan drejt Ministrisë së Brendshme.
Para se të mbërrinin pranë godinës së ministrisë, policia e ndërpreu marshimin e protestuesve duke ngritur një kordon sigurie, të përbërë nga efektivë të shumtë.
Rrethimi me kordon shënoi pikën e vlimit në tubim, pasi disa protestues hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe autobotin ujëhedhës.
Thirrjes së opozitës për protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama i është bashkuar këtë here një numër më i ulët pjesëmarrësish krahasuar me tetë protestat e mëparshme të organizuara nga PD.
Ndryshe nga tubimet e kaluara, protesta para godinës së Kryeministrisë u karakterizua nga qetësia dhe mungesa e tensioneve apo incidenteve.
Gjatë tubimit u mbajt edhe një minutë heshtje në kujtim të dy të miturve, 12 dhe 10 vjeç, që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur më 3 maj në Durrës.
Sali Berisha këtë herë nuk mbajti fjalim para mbështetësve, por qëndroi mes turmës gjatë gjithë aktivitetit dhe kamerat e fokusuan disa herë teksa ndiqte zhvillimet, duke parë herë telefonin dhe herë orën e dorës.
19:53Mbështetësit e PD me në krye Sali Berishën qëndrojnë në shesh para Kryeministrisë
Sali Berisha dhe mbështetësit e tij po qëndrojnë përpara Selisë së Kryeministrisë teksa një folës po bën tentativa për të nxitur pjesëmarrësit me thirrje kundër qeverisë. Ai mes të tjerash rendit dhe ato që opozita quan si aferat korruptive të qeverisë.
19:40 Nis me vonesë protesta e opozitës, Berisha iu bashkohet protestuesve
Ka nisur me më shumë se 40 minuta vonesë protesta e radhës e opozitës dhe mbështetësve të saj përpara Kryeministrisë. Sali Berisha ka realizuar marshimin e tij të zakonshëm nga selia e PD drejt bulevardit i shoqëruar nga deputetë dhe militantë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Gjatë tensioneve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pati një debat të ashpër me efektivët e policisë, duke i akuzuar se po provokonin një protestë paqësore.
Rrethimi me kordon shënoi pikën e vlimit në tubim, pasi disa protestues hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe autobotin ujëhedhës.
Shefi i qeverisë, Edi Rama shigjetoi rivalin e tij në opozitë, Sali Berisha, duke e cilësuar si humbës në një aktivitet në Elbasan ku prezantoi zgjerimin e financimeve për programin Startup Albania. Në të njëjtën kohë Berisha kishte nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë për protestë.
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare për krimin e rëndë në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili. Një nga të dyshuarit është vetëdorëzuar pasi ka mbetur i plagosur, teksa 5 të tjerë dhe autori kryesore janë ende në kërkim.
Komente (0)