Panik në fluturimin Athinë-Mynih, avioni bën ulje emergjente në kryeqytetin grek

Momente paniku janë regjistruar në një fluturim nga Athina drejt Mynihut, pasi avioni u detyrua të kthehej në aeroportin “Eleftherios Venizelos” për shkak të një problemi teknik.

Burimi: in.gr

12.05.2026. 11:02

Panik në fluturimin Athinë-Mynih, avioni bën ulje emergjente në kryeqytetin grek

Momente paniku janë regjistruar në një fluturim nga Athina drejt Mynihut, pasi avioni u detyrua të kthehej në aeroportin “Eleftherios Venizelos” për shkak të një problemi teknik.

Sipas mediave greke, fluturimi 1753 ishte nisur nga Athina në orën 18:19, por vetëm 16 minuta pas ngritjes piloti raportoi një defekt teknik dhe kërkoi ulje emergjente.

Avioni u rikthye dhe u ul në mënyrë të sigurt në aeroport rreth orës 18:35, ndërsa menjëherë u aktivizuan të gjitha protokollet e sigurisë.

Pasagjerët raportuan se nuk kishin marrë asnjë informacion, ndërsa nga dritaret panë automjetet zjarrfikëse që po afroheshin drejt avionit. Pak çaste më vonë u dha urdhri për evakuim emergjent.

Sipas dëshmive, në bord shpërtheu paniku, ndërsa pasagjerët u ngritën menjëherë për të dalë nga avioni. U hapën edhe daljet speciale të emergjencës për largimin e tyre.

Autoritetet bënë të ditur se evakuimi përfundoi në mënyrë të sigurt dhe pa persona të lënduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)