Vritet shefi i Policisë Kriminale në Kroaci

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të diele, ku shefi i Shërbimit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Policore të Krapina-Zagorjes u vra me armë zjarri brenda një lokali.

Burimi: Index.hr

10.05.2026. 11:05

Vritet shefi i Policisë Kriminale në Kroaci

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të diele, ku shefi i Shërbimit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Policore të Krapina-Zagorjes u vra me armë zjarri brenda një lokali.

Sipas mediave kroate, viktima është Robert Grilec, 52 vjeç, i cili në momentin e sulmit nuk ndodhej në detyrë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 08:00 në një kafene në qytetin e Krapinës.

Policia bëri të ditur se autori, po ashtu 52 vjeç, e qëlloi për vdekje efektivin me armë zjarri dhe më pas tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me të njëjtën armë. Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit Klinik “Dubrava”, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Sipas raportimeve paraprake, viktima dhe autori jetonin në të njëjtën lagje në Krapinë. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të krimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)