Banorët e qytetit të Laçit janë zgjuar nga një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesit, pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një biznesi në një kompleks shërbimesh. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa dyshohet se autorët kanë vendosur tritol në qepenin e derës së një dyqani. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)