Vrau marokenin se i derdhi pijen, 20 vjet burg shqiptarit

Gjykata vlerësoi se sulmi me thikë ishte i befasishëm dhe i pajustifikuar, ndërsa theksoi se i riu kishte tentuar të shmangte konfliktin dhe të kërkonte falje.

Burimi: Pontevedralive

09.05.2026. 18:21

Vrau marokenin se i derdhi pijen, 20 vjet burg shqiptarit

Gjykata Provinciale e Pontevedrës në Spanjë ka dënuar me 20 vite burg shtetasin shqiptar Florian Rama, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Soufian Mahra në vitin 2019 në Salceda de Caselas.

Sipas vendimit të shpallur më 8 maj, ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur brenda një klubi nate, ku viktima dyshohet se i kishte derdhur aksidentalisht një pije autorit.

Gjykata vlerësoi se sulmi me thikë ishte i befasishëm dhe i pajustifikuar, ndërsa theksoi se i riu kishte tentuar të shmangte konfliktin dhe të kërkonte falje.

Pas ngjarjes, Florian Rama u largua nga vendi pa i dhënë ndihmë të plagosurit dhe më pas u arratis nga Spanja. Ai u arrestua më vonë në Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi që ai të paguajë mbi 214 mijë euro dëmshpërblim për familjen e viktimës dhe ndalimin e rikthimit në Spanjë për 10 vite pas përfundimit të dënimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)