“Problem është ai që ka lodhur demokratët”, Salianji: Me një lider të ri sheshi do ishte plot

Ai theksoi se nuk kishte folur gjatë dy ditëve të fundit për të respektuar protestën e demokratëve.

09.05.2026. 17:03

“Problem është ai që ka lodhur demokratët”, Salianji: Me një lider të ri sheshi do ishte plot

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar me tone të forta ndaj situatës brenda PD dhe protestës së një dite më parë në sheshin përpara Kryeministrisë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Salianji bëri të ditur se nesër në orën 18:00 do të zhvillojë një takim te ish-Kinemaja në Peshkopi, ku sipas tij synimi është “çlirimi i Partisë Demokratike nga uzurpimi” dhe rikthimi i shpresës tek demokratët.

Ai theksoi se nuk kishte folur gjatë dy ditëve të fundit për të respektuar protestën e demokratëve, por shtoi se ndihet i shqetësuar për gjendjen ku ndodhet opozita.

“Sakrificat e demokratëve nuk e meritojnë këtë degradim”, shkruan Salianji, duke akuzuar drejtimin aktual të PD-së për përjashtime, mbyllje dhe zhgënjim të anëtarësisë.

Ish-deputeti, i cili mbeti jashtë garës për kreun e Partisë Demokratike, u shpreh se opozita ka humbur energjinë dhe frymën mobilizuese përballë qeverisë së Edi Rama.

Sipas tij, një lidership i ri dhe një garë reale brenda partisë do të sillnin më shumë besim dhe mbështetje nga qytetarët.

“Demokratët nuk janë problemi; problem është kush i ka lodhur, përjashtuar dhe zhgënjyer”, deklaroi Salianji në mesazhin e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)