I dehuri me motor elektrik del nga rruga në Divjakë, plagoset rëndë

Një person i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë në Divjakë pasi doli nga rruga bashkë me mjetin elektrik që drejtonte.

09.05.2026. 17:48

I dehuri me motor elektrik del nga rruga në Divjakë, plagoset rëndë

Një 66 vjeçar në Divjakë ka mbetur i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin e mjetit që ai drejtonte dhe përfundoi në kanal.

Sipas burimeve, 66 vjeçari Ll.Sh. ishte duke drejtuar një motor elektrik kur u aksidentua pranë fshatit Gërmenj.

66 vjeçari ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Paraprakisht, mendohet se ai ishte duke e drejtuar mjetin elektrik në gjendje të dehur, teksa policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)