Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, e moshuara mbetet në qiell të hapur

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

09.05.2026. 18:35

Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, e moshuara mbetet në qiell të hapur

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në shtëpinë e një gruaje të moshuar dhe dyshohet se është shkaktuar nga ndezja e oxhakut.

Në momentin e mbërritjes së shërbimit zjarrfikës, flakët kishin përfshirë pothuajse të gjithë banesën. Efektivët kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tij në banesat përreth.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet e zjarrit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)