Shqipëria thyen rekord të ri turistik, mbi 891 mijë vizitorë të huaj në prill 2026

Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës.

09.05.2026. 19:35

Shqipëria thyen rekord të ri turistik, mbi 891 mijë vizitorë të huaj në prill 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se muaji prill 2026 ka shënuar një tjetër rekord pozitiv për turizmin në vend, me 891,414 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Danimarkën, Italinë, Poloninë, Francën, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë natyrës, bregdetit, kulturës dhe mikpritjes.

Rritjet më të mëdha kanë regjistruar turistët nga Lituania me 266.1%, Danimarka me 265.4% dhe Polonia me 81.1%. Po ashtu, është shënuar rritje e ndjeshme e turistëve nga Spanja me 52.5%, Kanadaja me 37.3%, SHBA me 28.7%, Belgjika me 25%, Franca me 22.8%, Italia me 20% dhe Mbretëria e Bashkuar me 11.2%.

Rama e konsiderojnë këtë trend si një tregues të konsolidimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar turistik në rajon dhe më gjerë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)