Monitorim inteligjent i trafikut, marrëveshjes mes policisë dhe ARRSH

Sipas planit të ri, pamjet e siguruara nga këto sisteme do të përdoren jo vetëm nga Policia Rrugore për ndëshkimin e shkelësve, por edhe nga struktura të tjera të policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

09.05.2026. 18:49

Monitorim inteligjent i trafikut, marrëveshjes mes policisë dhe ARRSH

Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë forcuar bashkëpunimin përmes një sistemi të ri inteligjent të monitorimit të trafikut në të gjithë vendin, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe kontroll më të efektshëm të shkeljeve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zhvilloi një vizitë në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, ku u prit nga drejtori i ARRSH-së Ami Kozeli.

Gjatë takimit u diskutua përdorimi më efikas i kamerave, radarëve dhe pajisjeve inteligjente që monitorojnë qarkullimin rrugor, të cilat do të shërbejnë si për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, ashtu edhe për rritjen e sigurisë publike.

Sipas planit të ri, pamjet e siguruara nga këto sisteme do të përdoren jo vetëm nga Policia Rrugore për ndëshkimin e shkelësve, por edhe nga struktura të tjera të policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Drejtuesit e dy institucioneve theksuan se përdorimi i teknologjisë moderne dhe ulja e kontaktit të drejtpërdrejtë në rrugë pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Në fund të takimit, palët ranë dakord për finalizimin e sistemit të shkëmbimit të të dhënave dhe kalibrimin e radarëve në akset rrugore dhe tunele, me qëllim rritjen e efikasitetit në monitorimin dhe ndëshkimin e shkeljeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)