I mituri vret një burrë dhe dorëzohet në polici: U vetëmbrojtja, më ngacmoi seksualisht

Sipas deklarimeve të 16-vjeçarit, konflikti ka ndodhur pas një përplasjeje të vazhdueshme me viktimën, i cili dyshohet se kishte bërë më herët ngacmime ndaj tij.

Burimi: Tgcom

09.05.2026. 22:08

I mituri vret një burrë dhe dorëzohet në polici: U vetëmbrojtja, më ngacmoi seksualisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Palermo, në zonën “Villaggio Santa Rosalia”, ku një 16-vjeçar ka vrarë një burrë 68-vjeçar në banesën e tij.

Sipas hetimeve paraprake, i mituri e ka goditur viktimën me një objekt të fortë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, ai është vetëdorëzuar në komisariat rreth mesnatës.

Trupi i pajetë i 68-vjeçarit, një ish-infermier në pension, është gjetur i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me disa qese. Mjekësia ligjore dyshon se ngjarja ka ndodhur rreth 12 orë para se të zbulohej kufoma.

Sipas deklarimeve të 16-vjeçarit, konflikti ka ndodhur pas një përplasjeje të vazhdueshme me viktimën, i cili dyshohet se kishte bërë më herët ngacmime ndaj tij. Në momentin e përshkallëzimit të situatës, i mituri ka marrë një tub metalik dhe e ka goditur disa herë.

Hetimet po drejtohen nga policia dhe prokuroria për të mitur në Palermo, ndërsa janë sekuestruar telefonat e të dyve për të verifikuar komunikimet e mundshme mes tyre. Po ashtu po hetohet edhe situata familjare e të miturit dhe e kaluar e viktimës.

Autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëmbrojtje apo vrasje të qëllimshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)