Tragjedi në aeroportin e Denverit, avioni vret një person në pistë

Sipas autoriteteve të aeroportit, viktima nuk dyshohet të jetë punonjës i aeroportit dhe kishte kaluar rrethimin duke hyrë në pistë.

Burimi: Forbes.com

09.05.2026. 20:55

Tragjedi në aeroportin e Denverit, avioni vret një person në pistë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku një avion i kompanisë amerikane “Frontier Airlines” ka përplasur për vdekje një person gjatë fazës së nisjes.

Sipas autoriteteve të aeroportit, viktima nuk dyshohet të jetë punonjës i aeroportit dhe kishte kaluar rrethimin duke hyrë në pistë vetëm pak minuta para përplasjes. Incidenti ndodhi kur një avion tip Airbus A321, me 224 pasagjerë dhe 7 anëtarë ekuipazhi, po përgatitej për ngritje.

Pas përplasjes, fluturimi u pezullua menjëherë për arsye sigurie. Pasagjerët u evakuuan nga avioni përmes rrëshqitëseve emergjente, ndërsa të gjithë rezultuan të padëmtuar.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e evakuimit, ndërsa pasagjerët u transferuan në terminal dhe pritën riorganizimin e fluturimit me destinacion Los Angeles.

Autoritetet e aeroportit të Denverit njoftuan gjithashtu se zjarrfikësit ndërhynë në vendngjarje për të shuar një zjarr të vogël që u krijua pas incidentit.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes dhe mënyrën se si personi arriti të hyjë në pistën aktive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)