Papa kërkon ndihmën e klerikëve myslimanë: Të dënojmë instrumentalizimin e Zotit

Ai theksoi se feja nuk duhet të përdoret për qëllime politike, ekonomike apo ushtarake.

Burimi: Ansa

09.05.2026. 21:25

Papa kërkon ndihmën e klerikëve myslimanë: Të dënojmë instrumentalizimin e Zotit

Papa Leone XIV bëri thirrje për bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes feve, gjatë një takimi me një delegacion të krerëve të komunitetit mysliman të Senegalit në Vatikan.

Ai theksoi se feja nuk duhet të përdoret për qëllime politike, ekonomike apo ushtarake, duke kërkuar që të gjitha palët të dënojnë çdo formë diskriminimi dhe persekutimi mbi bazë feje, race apo origjine.

“Së bashku kemi përgjegjësinë e përbashkët të dënojmë çdo formë diskriminimi dhe të refuzojmë përdorimin e emrit të Zotit për qëllime të tjera,” u shpreh Papa.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për konfliktet e armatosura që vijojnë në kontinentin afrikan, duke theksuar se ato shoqërohen edhe nga gjuhë urrejtjeje që dëmtojnë shoqërinë dhe bashkëjetesën.

Papa bëri thirrje që komunitetet fetare të bashkojnë zërin në mbrojtje të minoriteteve që vuajnë dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe ndërtimin e paqes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)