Dokumente të reja të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit kanë zbuluar detaje të pazakonta mbi raportime për Objekte Fluturuese të Paidentifikuara (UFO) dhe qenie misterioze që dyshohet se janë parë në vitet 1960. Dosjet, të publikuara në kuadër të iniciativës për transparencë mbi UFO-t nga administrata e Donald Trump, përmbledhin dëshmi dhe hetime të asaj kohe, ku viti 1965 përshkruhet si “viti me numrin më të madh të shikimeve të UFO-ve” në mbarë botën.
Raportime për qenie të vogla me “kostume hapësinore”
Një nga pjesët më të bujshme të dokumenteve lidhet me dëshmitë e personave që pretendojnë se kanë parë “anëtarë ekuipazhi” duke dalë nga mjetet fluturuese. Sipas dokumentit të FBI-së: “Disa dëshmitarë kanë raportuar se kanë parë ekuipazhe që kanë zbritur nga objektet”, ndërsa qeniet përshkruheshin si “107 deri në 122 cm të gjata, të veshura me kostume dhe helmeta që ngjanin me ato hapësinore”. Dosjet përmendin gjithashtu objekte metalike që lëviznin në heshtje, arrinin “shpejtësi fantastike” dhe ndërhynin në pajisjet elektromagnetike.
Foto: FBI
Pretendime për materiale të panjohura
Në dokumente thuhet se në disa raste janë rikuperuar mbetje nga disqe fluturuese të rrëzuara, përfshirë materiale të përshkruara si metale të panjohura me struktura mikroskopike sferike. Raporti përshkruan UFO-t si objekte metalike të lëmuara që lëshonin dritë dhe nxehtësi, ndërsa në disa raste toka poshtë tyre pretendohet se mbetej e djegur pas ngritjes.
Dosja e vitit 1966
Memorandumi i publikuar daton më 19 tetor 1966 dhe ishte dërguar nga zyra e FBI-së në San Francisko drejt drejtorit të atëhershëm J. Edgar Hoover, me subjektin “Objekte Fluturuese të Paidentifikuara”. Dokumenti përmend gjithashtu ish-presidentin amerikan Gerald Ford, i cili në atë kohë kërkonte hetime zyrtare në Kongres për incidentet me UFO. Po ashtu, dosjet tregojnë se Forcat Ajrore amerikane kishin ngarkuar fizikantin Edward U. Condon nga Universiteti i Kolorados për të zhvilluar një studim të madh mbi fenomenin e “disqeve fluturuese”.
Foto: FBI
UFO-t si “mjete vëzhgimi nga hapësira”
Një pjesë e raportit fokusohet te libri “Flying Saucers - Serious Business” i autorit Frank Edwards, ku pretendohej se UFO-t ishin “mjete hapësinore të dërguara për të vëzhguar aktivitetet në Tokë”. Sipas dosjes, autori akuzonte gjithashtu Forcat Ajrore amerikane se kishin fshehur informacione dhe kishin dhënë shpjegime të rreme nga frika e panikut publik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare për krimin e rëndë në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili. Një nga të dyshuarit është vetëdorëzuar pasi ka mbetur i plagosur, teksa 5 të tjerë dhe autori kryesore janë ende në kërkim.
Çaktivizimi i dy cisternave këtë të premte vjen pasi SHBA-të kryen sulme ndaj disa objektivave iraniane, në atë që Komanda Qendrore e quajti një përgjigje ndaj sulmeve të Iranit ndaj anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas deklarimeve të 16-vjeçarit, konflikti ka ndodhur pas një përplasjeje të vazhdueshme me viktimën, i cili dyshohet se kishte bërë më herët ngacmime ndaj tij.
Në një tjetër seri sulmesh në Liban, raportohet për rreth 20 viktima gjatë ditës, ndërsa ushtria izraelite ka lëshuar urdhra evakuimi për disa zona në jug të vendit.
Hetuesit spanjollë, në bashkëpunim me autoritete amerikane dhe holandeze, dyshojnë se droga ishte destinuar për t’u futur në Spanjë përmes gomoneve me shpejtësi të lartë.
Fenomeni atmosferik, i njohur si “irideshencë e reve”, krijon ngjyra të ngjashme me ylberin kur drita e diellit përthyhet dhe shpërndahet në mënyrë të veçantë përmes pikave të ujit ose kristaleve të akullit në re.
Komente (0)