Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për “Corriere della Sera” se Italia “nuk është ndodhur pranë SHBA-së kur ishte e nevojshme”.
“Italia nuk ishte aty kur na duhej. Unë kam qenë gjithmonë për Italinë dhe vendi im ka qenë gjithmonë aty për të,” u shpreh Trump, duke komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Deklaratat e tij vijnë pas vizitës në Romë të Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio ku u diskutua me krerët e shtetit italian për bashkëpunimin ushtarak mes SHBA-së dhe Italisë.
Trump gjithashtu tha se po shqyrton ende mundësinë e zhvendosjes së trupave amerikane nga bazat në Itali, duke mos dhënë një vendim përfundimtar.
Ndërkohë, ai nuk komentoi për ndryshime të mundshme të trupave amerikane në Gjermani, por la të hapur mundësinë e rishikimit të pozicionimit ushtarak të SHBA-së në Europë.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime, pasi Italia është një nga aleatët kryesorë të SHBA-së në NATO dhe strehon disa baza të rëndësishme ushtarake amerikane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)