Zbulohet “diskoja” e prostitucionit, mes të arrestuarve një shqiptare, 12 minorenë ishin në lokal

Mes tyre është konfirmuar edhe një shtetase shqiptare, e cila është marrë në pyetje nga autoritetet italiane si pjesë e hetimeve.

Burimi: Tgcom

09.05.2026. 21:11

Zbulohet “diskoja” e prostitucionit, mes të arrestuarve një shqiptare, 12 minorenë ishin në lokal

Policia italiane ka goditur një rast të rëndë shfrytëzimi prostitucioni në zonën e Anzio, ku një 74-vjeçar është arrestuar nga forcat e rendit me akuzat e shfrytëzimit, favorizimit dhe nxitjes së prostitucionit.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Squadra Mobile di Roma në bashkëpunim me komisariatin e Anzios, duke çuar gjithashtu në sekuestrimin e një klubi nate të vendosur në rrugën Via della Cannuccia.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia ka identifikuar 12 të mitur mes klientëve, të cilët më pas janë dorëzuar te prindërit e tyre. Po ashtu, brenda lokalit janë identifikuar katër gra me shtetësi kolumbiane, nigeriane dhe shqiptare, të dyshuara si të përfshira në aktivitetin e paligjshëm.

Mes tyre është konfirmuar edhe një shtetase shqiptare, e cila është marrë në pyetje nga autoritetet italiane si pjesë e hetimeve që po vijojnë për të zbardhur rolin e secilës prej tyre në rrjetin e dyshuar të shfrytëzimit.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar gjithashtu një sasi të vogël lëndësh narkotike dhe rreth 1,500 euro cash, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i lokalit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së personave të tjerë dhe mënyrën e funksionimit të aktivitetit kriminal në klubin e natës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)