Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Freskut në Tiranë, ku një drejtues motori ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një vajzë të mitur.
Sipas informacioneve paraprake, motori ka dalë nga rruga duke hipur në trotuar, ku në ato momente ndodhej vajza e mitur. Si pasojë e përplasjes, ajo ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se fatmirësisht 6-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët po ndjekin gjendjen e saj shëndetësore.
Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa i ardhur në ndihmë të miturës. Sipas dyshimeve të para, ai mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Forcat e Policia e Shtetit kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)