Ish prokurori i Vlorës, Aurel Zarka është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi rezulton se ka përfunduar vuajtjen e dënimit të caktuar ndaj tij.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pranoi kërkesën për lirimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës pas shqyrtimit të çështjes në seancë.
Zarka mbahej në burg prej qershorit të vitit 2024, pasi ishte shpallur fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në dosjen e njohur “Toyota Yaris”.
Ai ishte dënuar fillimisht me katër vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua në 2 vite e 8 muaj.
Çështja “Toyota Yaris” lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit në vitin 2018. Paratë u zbuluan të fshehura në disa automjete të përdorura që kishin mbërritur nga Belgjika.
Hetimet për këtë dosje u shndërruan në një nga çështjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare në vitet e fundit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)