Kushte atmosferike të paqëndrueshme do të shoqërojnë vendin gjatë kësaj të diele, ndërsa qytetarët duhet të bëhen gati për një ditë me alternime të shpeshta të motit. Herë diell e herë reshje shiu, moti pritet të ndryshojë disa herë përgjatë 10 majit, sidomos në zonat malore të vendit.
Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të herëpashershme. Në pjesën e parë të ditës priten reshje lokale shiu, ndërsa nga mesdita dhe pasditja reshjet do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët.
Në zonat malore të jugut parashikohen edhe shtrëngata afatshkurtra, ndërsa reshjet mbeten prezente edhe në relievet malore të veriut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)