Një rast i pazakontë grabitjeje ka tronditur Gjermaninë, ku një fermer nga rajoni i Shprevaldit ka denoncuar zhdukjen e 48 lopëve dhe viçave nga ferma e tij. Autoritetet gjermane kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes qëndron një grup i organizuar profesionistësh.
Sipas policisë, nuk ka asnjë shenjë që kafshët të jenë larguar vetë, çka forcon dyshimet për vjedhje të mirëorganizuar. Fermeri deklaroi për mediat gjermane se autorët kishin synim kryesisht lopë qumështi dhe viça të moshës nga gjashtë deri në nëntë muaj. Ai theksoi se transportimi i një numri kaq të madh kafshësh kërkon përgatitje dhe përvojë profesionale.
Dëmi ekonomik llogaritet rreth 75 mijë euro, ndërsa hetimet po drejtohen nga policia kriminale gjermane.
Vetëm dy javë më parë, 69 gjedhë të tjerë u zhdukën në zonën Ubigau-Vahrenbruk, pasi autorët hynë në fermë dhe vodhën në mënyrë të organizuar kafshët e reja.
Mediat gjermane raportojnë se raste të ngjashme janë regjistruar në disa rajone të vendit. Dyshohet se kafshët mund të jenë transportuar jashtë Gjermanisë me kamionë të zakonshëm, për të shmangur kontrollet kufitare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)