Dronët “zëvendësojnë” edhe macet, do të zhdukin minjtë nga ky ishull

Një ishull i largët në Australi po përdor teknologjinë moderne për të luftuar një problem që prej dekadash kërcënon ekosistemin lokal.

Burimi: AS

10.05.2026. 09:13

Dronët “zëvendësojnë” edhe macet, do të zhdukin minjtë nga ky ishull

Një ishull i largët në Australi po përdor teknologjinë moderne për të luftuar një problem që prej dekadash kërcënon ekosistemin lokal. Në Browse, ishulli më i izoluar i Australisë Perëndimore, dronët janë angazhuar për të zhdukur minjtë që rrezikojnë jetën e shpendëve detarë në zonë.

Ishulli Browse është një rezervë natyrore prej vetëm 14 hektarësh, rreth 180 kilometra larg bregdetit australian. Sipas studiuesve, minjtë kanë mbërritur aty si “pasagjerë të fshehur” në anije që prej fundit të shekullit XIX dhe janë kthyer në një kërcënim serioz për biodiversitetin. Pamjet e regjistruara nga kamerat tregonin minj që lëviznin pranë foleve të zogjve detarë, duke rrezikuar mbijetesën e tyre.

Për të përballuar situatën, kompania nga Zelanda e Re “Envico Technologies” përdori dronë për të shpërndarë rreth 700 kilogramë helme kundër brejtësve në të gjithë sipërfaqen e ishullit. Studiuesi Donal Smith nga Universiteti Monash në Melburn tha se një dron mund të mbulojë të gjithë ishullin brenda një mëngjesi, ndërsa një ekip njerëzish do të kishte nevojë për disa ditë pune.

Kompania ka realizuar projekte të ngjashme edhe në Galapagos dhe Palau, duke deklaruar se deri tani ka arritur të zhdukë brejtësit në 25 ishuj në mbarë botën. Projekti realizohet në bashkëpunim me organizatën “Island Conservation”, me synimin për të mbrojtur speciet vendase dhe për të rikthyer ekuilibrin natyror në ishull.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)