VIDEO/ Dhunë në Çeki, tifozët hynë në fushë dhe sulmojnë lojtarët

Festë që u kthye në kaos total në derbin më të nxehtë të futbollit çek. Ajo që duhej të ishte një mbrëmje historike për tifozët e Slavia Pragës, përfundoi në skena dhune dhe paniku, me arbitrin që u detyrua të ndërpresë sfidën vetëm pak çaste para fundit.

10.05.2026. 08:45

Ndeshja mes Slavia Pragës dhe Sparta Pragës u braktis dy minuta para përfundimit, pasi tifozët vendas pushtuan fushën në momentin kur ekipi i tyre po fitonte 3-2 dhe po i afrohej titullit kampion.

Sipas mediave çeke, tifozët hodhën fishekzjarrë në drejtim të tifozëve kundërshtarë dhe lojtarëve të Spartës, ndërsa shkatërruan edhe njërën prej portave të stadiumit. Situata doli jashtë kontrollit dhe policisë iu desh shumë kohë për të shpërndarë turmën.

Mësohet se portieri i Spartës është sulmuar dhe ka mbetur i dëmtuar, çka bëri që ekipi mik të largohej menjëherë nga stadiumi. Tashmë Slavia rrezikon masa të rënda disiplinore, madje edhe penalizim që mund t’i kushtojë titullin kampion.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)