Binjakët Shpendi shkëlqejnë me nga dy gola në javën e fundit të Serie B

Stiven ndihmoi Empolin të siguronte mbijetesën, Kristiani shkëlqeu me dy gola dhe një asist te Cesena.

09.05.2026. 10:04

Binjakët Shpendi shkëlqejnë me nga dy gola në javën e fundit të Serie B

Dy vëllezër shqiptarë kanë lënë gjurmë në javën e fundit të Serie B italiane. Binjakët Stiven Shpendi dhe Cristian Shpendi ishin protagonistë absolutë, duke shënuar nga dy gola secili për skuadrat e tyre respective, teksa u regjistrua edhe një asist.

Stiven mban Empolin në Serie B

Në ndeshjen Empolit ndaj Monza-s, e cila u mbyll në barazim 2-2, Stiven Shpendi ishte vendimtar për mbijetesën e skuadrës së tij në Serie B. Sulmuesi i injoruar sistematikisht nga Kombëtarja shqiptare realizoi dy gola: i pari vetëm pak sekonda pas fillimit të lojës, ndërsa i dyti në shtesë, më saktësisht në minutën e 91-të duke siguruar barazimin që i dha Empolit pikën e nevojshme për të qëndruar në kategori. Me këtë paraqitje, Stiven Shpendi e mbyll sezonin me 15 gola në Serie B.

Cristian dopietë dhe assist te Cesena

Në një tjetër sfidë të kampionatit, Cesena u përball me Padova, një ndeshje spektakolare që përfundoi me rezultatin 3-4 për miqtë. Edhe këtu spikati një tjetër Shpendi: Cristiani, i cili shënoi dy gola për Cesenën, teksa dha edhe assist. Ndeshja ishte me ritëm të lartë dhe shumë gola në pjesën e parë. Ai e mbyll sezonin me 12 gola në Serie B.

Situata në Serie B

Në përfundim të sezonit, Venezia-s që e kishte siguruar më herët ngjitjen në Serie A, tashmë i bashkohet Frosinone, që siguroi gjithashtu biletën direkte për elitën. Në fazën “play-off” do të garojnë Monza dhe Palermo në gjysmëfinale, ndërsa Catanzaro, Modena, Juve Stabia dhe Avellino do të përballen në çerekfinale për një vend në Serie A.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)