Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 po shoqërohet me tensione, pasi Federata e Futbollit e këtij vendi ka vendosur një sërë kushtesh ndaj vendeve organizatore.
Federata iraniane ka deklaruar se kombëtarja nuk do të marrë pjesë në turne nëse nuk pranohen kërkesat e saj, duke theksuar se vendi nuk do të heqë dorë nga “idealet, kultura dhe besimet e tij”.
Sipas mediave, Irani ka paraqitur 10 kushte kryesore, mes të cilave përfshihen, dhënia e vizave për të gjithë lojtarët dhe stafin teknik, përfshirë futbollistë që kanë shërbyer në Gardën Revolucionare, masa të forta sigurie në aeroporte, hotele dhe rrugët që çojnë në stadiume, lejimi vetëm i flamurit zyrtar të Iranit në stadiume, duke ndaluar flamujt e tjerë, si dhe luajtja e himnit kombëtar gjatë ndeshjeve.
Gjithashtu kërkohet që pyetjet e gazetarëve të kufizohen vetëm në tema teknike të futbollit.
Situata ka hapur debat mes vendeve organizatore të Kupës së Botës 2026. Kanadaja ka pasur tashmë një incident diplomatik, pasi ka ndaluar hyrjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me Gardën Revolucionare.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika pritet të shqyrtojnë kërkesat e Iranit në një takim me FIFA-n që do të zhvillohet më 20 maj në Zyrih, ku do të diskutohet edhe pjesëmarrja e tyre në turneun botëror.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)