Një tjetër sulm i përgjakshëm ka tronditur Pakistanin veriperëndimor, ku militantë të armatosur goditën një postë policore duke lënë pas shumë viktima. Sulmi kamikaz ndodhi në qytetin Bannu, një zonë e njohur për tensionet dhe përplasjet e vazhdueshme me grupet militante pranë kufirit me Afganistanin.
Sipas autoriteteve lokale, të paktën 12 efektivë policie humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamikaz shpërtheu një automjet të mbushur me eksplozivë në pikën e kontrollit policor në lagjen Fateh Khel. Para shpërthimit të fuqishëm, militantët sulmuan postën policore dhe hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë.
Oficeri i policisë Muhammad Sajjad Khan deklaroi se një tjetër efektiv rezulton ende i zhdukur, ndërsa ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet në zonë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë stacionin policor Fatah Khel pothuajse të rrafshuar nga shpërthimi.
Edhe Reuters raportoi për sulmin, duke bërë të ditur se disa pjesëtarë të forcave të sigurisë janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve, militantët kishin ngritur edhe një pritë ndaj forcave që po shkonin për përforcime.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)