Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, një i vdekur dhe 3 të plagosur, shoferët të dehur

Një aksident me një të vdekur ndodhi në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku një aksident i rëndë rrugor i mori jetën një 57-vjeçari dhe la të plagosur tre persona të tjerë.

10.05.2026. 10:38

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin në një nga akset e zonës bregdetare të Durrësit. Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër, të cilët morën ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy shoferët po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Për këtë arsye, ata janë arrestuar në flagrancë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)