Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mund të jetë surpriza më e madhe në festën e titullit kampion të Galatasaray. Klubi turk raportohet se i ka bërë artistes një ofertë marramendëse për të performuar në ceremoninë festive që pritet të zhvillohet në Stamboll.
Sipas mediave turke, Galatasaray i ka ofruar Dua Lipës rreth 2 milionë dollarë për interpretimin e katër këngëve gjatë festimeve të mundshme të titullit kampion.
Ftesa ndaj artistes shqiptare nuk shihet vetëm si një lëvizje spektakolare për tifozët, por edhe si një simbolikë historike për klubin turk. Galatasaray konsiderohet prej vitesh si “skuadra e shqiptarëve të Stambollit”, për shkak të lidhjes së fortë me themeluesin e saj, Ali Sami Yen.
Klubi u themelua në vitin 1905 nga Ali Sami Yen, djali i rilindësit shqiptar Sami Frashëri. Pikërisht kjo histori e veçantë ka bërë që ftesa për Dua Lipën të marrë vëmendje të madhe si në Turqi ashtu edhe në mesin e tifozëve shqiptarë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)