Rama nga Elbasani: Shqipëria kurrë më afër BE-së! Nëse “molotovarët” do kishin më shumë mandate, integrimi do bllokohej

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugëtimit europian, ndërsa u bëri thirrje socialistëve të ruajnë “kthjelltësinë dhe motivimin” përballë, sipas tij, forcave që kërkojnë të pengojnë reformat dhe procesin e integrimit në European Union.

10.05.2026. 13:25

Rama nga Elbasani: Shqipëria kurrë më afër BE-së! Nëse “molotovarët” do kishin më shumë mandate, integrimi do bllokohej

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugëtimit europian, ndërsa u bëri thirrje socialistëve të ruajnë “kthjelltësinë dhe motivimin” përballë, sipas tij, forcave që kërkojnë të pengojnë reformat dhe procesin e integrimit në European Union.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama tha se vendi nuk ka qenë asnjëherë më pranë realizimit të ëndrrës historike për anëtarësim në Bashkimin Europian, por paralajmëroi se vitet e ardhshme do të jenë edhe më të vështirat.

“Nuk kemi qenë kurrë kaq afër realizimit të një ëndrre historike. Duhet të jemi të vetëdijshëm që hapat e fundit të 3-4 viteve që kemi përpara janë edhe më të vështirat”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se Shqipëria duhet të harmonizojë të gjithë sistemin shtetëror me standardet europiane, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në funksionimin e institucioneve.

Sipas kreut të qeverisë, Partia Socialiste po përballet me një klimë sulmesh politike, mediatike dhe sociale, të cilat sipas tij synojnë të deformojnë realitetin përmes “gënjeshtrave, gjysmë të vërtetave dhe akuzave”.

“PS duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë dhe motivimin për të shkuar më shpejt përpara me një tërësi forcash e faktorësh që janë tërësisht kundër nesh”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal edhe te shumica parlamentare e Partisë Socialiste, duke thënë se ajo ka qenë vendimtare për të mos penguar procesin e integrimit europian. Ai ironizoi opozitën, të cilën e quajti “molotovarë”, duke deklaruar se nëse ajo do të kishte më shumë mandate, shumë ligje të rëndësishme nuk do të miratoheshin.

“Kur thoja na duhet një mandat i fortë, më thonin ky do të bëhet si Putini. Por ne kemi kaluar një paketë ligjesh që ishin vetëm për integrimin”, tha Rama.

Ai shtoi se nga 27 ligje të lidhura me negociatat europiane, shtatë prej tyre kërkonin 84 vota në Kuvend.

“Imagjinoni sikur ne të kishim 75 mandate e të tjerat t’i kishin molotovarët? Atëherë do të na ishte bllokuar procesi”, deklaroi kryeministri.

Rama falënderoi qytetarët që votuan Partinë Socialiste, duke thënë se mbështetja e tyre ishte vendimtare për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)