Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel te godina e Kryeministrisë në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një qytetar ka përplasur automjetin në shkallët e godinës.
Pas ndalimit të mjetit në hyrje të institucionit, drejtuesi është parë duke dalë qetësisht nga makina dhe duke u ngjitur drejt derës kryesore të Kryeministrisë. Në pamjet e publikuara, ai shihet teksa shkelmon derën e godinës.
Në vendngjarje ndodhej edhe një efektiv policie, i cili afrohet fillimisht pranë automjetit, por më pas qëndron në distancë dhe nuk ndërhyn në momentin kur qytetari godet derën e institucionit.
Deri tani nuk dihen motivet e këtij veprimi, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)