Berisha: Rama fshehu raportin e Komisionit Europian, Balluku vijon si “zëvendëskryeministre në hije”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi përmes një videomesazhi lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të fshehë përmbajtjen e tij gjatë podcastit “Flasim”.

10.05.2026. 14:46

Berisha deklaroi se raporti damkos procesin zgjedhor në Shqipëri, duke theksuar se sipas dokumentit është zhdukur kufiri mes shtetit dhe partisë, ndërsa janë evidentuar blerje votash dhe financime të paligjshme.

“Raport në të cilin damkosen zgjedhjet si një proces, në të cilën linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake u shua, vota u ble, financime të paligjshme etj., etj.”, u shpreh Berisha.

Ai tha gjithashtu se në raport kërkohet heqja pa pengesa e imunitetit dhe akuzohet qeveria për korrupsion në nivelet më të larta.

“Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë dhe me përparësi, ndërkohë që Lubi Balluku vazhdon sot e kësaj dite të jetë zëvendëskryeministëre në hije.”, deklaroi kreu i PD-së.

Sipas Berishës, raporti evidenton edhe rënien e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit, mungesën e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit, si dhe kritika për qëndrimin ndaj mediave, minoriteteve dhe fëmijëve në rrezik varfërie.

Ai sulmoi gjithashtu nismën “Ballkani i Hapur”, duke pretenduar se raporti e konsideron atë një përpjekje për të minuar integrimin europian të Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)