Avioni me 224 pasagjerë përplas një person në pistë para ngritjes, shmanget tragjedia

Një incident tragjik ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Denverit në Shtetet e Bashkuara, ku një avion i kompanisë “Frontier Airlines” goditi për vdekje një person në pistë gjatë përgatitjeve për ngritje.

10.05.2026. 15:18

Avioni me 224 pasagjerë përplas një person në pistë para ngritjes, shmanget tragjedia

Një incident tragjik ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Denverit në Shtetet e Bashkuara, ku një avion i kompanisë “Frontier Airlines” goditi për vdekje një person në pistë gjatë përgatitjeve për ngritje.

Sipas autoriteteve aeroportuale dhe kompanisë ajrore, ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje, kur avioni tip “Airbus A321”, i cili po nisej drejt Los Anxhelosit, përplasi një person që kishte hyrë në pistë pasi kishte kapërcyer gardhin mbrojtës të aeroportit.

Identiteti i viktimës nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet konfirmuan se personi humbi jetën në vend. Piloti njoftoi kontrollin ajror se avioni kishte goditur dikë dhe se më pas ishte shfaqur zjarr në motor. Kompania raportoi gjithashtu për praninë e tymit në kabinë.

Pas incidentit, pilotët ndërprenë menjëherë ngritjen dhe ndaluan avionin në pistë. Pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës dhe më pas u transportuan me autobusë drejt terminalit të aeroportit.

Në bord ndodheshin 224 pasagjerë dhe shtatë anëtarë ekuipazhi. Sipas kompanisë “Frontier Airlines”, nuk pati persona me lëndime të rënda, megjithatë 12 persona raportuan plagë të lehta dhe pesë prej tyre u dërguan në spital për kontrolle mjekësore.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Bordi Kombëtar për Sigurinë në Transport dhe Administrata Federale e Aviacionit po bashkëpunojnë me policinë lokale dhe aeroportin e Denverit për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe të zjarrit në motor.

Ministri amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi viktimën si një “hyrës të paautorizuar”, duke theksuar se askush nuk duhet të futet në pistat e aeroportit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)