Greqia ‘çon’ në Bruksel dronin ukrainas me 100 kg eksploziv, Dendias: Çështja është serioze!
Droni lundrues i mbushur me 100 kg eksploziv që u gjet më 6 maj në brigjet e ishullit grek të Lefkadësh është ukrainas. Origjinën e dronit e konfirmoi të martën në një deklaratë Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, ndërsa merrte pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE
Prania e saj ndikon në lirinë dhe sigurinë e lundrimit, tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare gjatë mbërritjes së tij në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
Droni lundrues i mbushur me 100 kg eksploziv që u gjet më 6 maj në brigjet e ishullit grek të Lefkadësh është ukrainas. Origjinën e dronit e konfirmoi të martën në një deklaratë Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, ndërsa merrte pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
“Do t'i informoj kolegët e mi në prani të Ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës përmes videokonferencës për të dhënat në lidhje me dronin që "peshkuam" në Greqi. Është ukrainas", tha ai.
Më tej ministri grek i Mbrojtjes theksoi se çështja është jashtëzakonisht shqetësuese.
“Prania e këtij droni detar ndikon në lirinë dhe sigurinë e lundrimit. Është një çështje jashtëzakonisht serioze”, përfundoi Dendias deklaratën e tij.
Çështja e dronit detar me eksploziv në Lefkada u përmend edhe 24 orë më parë në Bruksel nga kryediplomati grek, George Gerapetritis në Këshillin e Punëve të Jashtme.
Ministri i Jashtëm foli për "një zhvillim veçanërisht serioz", duke njoftuar se "kur të përfundojë hetimi dhe të merren karakteristikat e nevojshme teknike, do të ketë një reagim nga qeveria greke me hapat e nevojshëm".
Sipas tij Athina do të dërgojë mesazhe të qarta në të gjitha drejtimet rreth kufijve të rezistencës së autoriteteve greke ndaj fenomeneve të ngjashme.
STAR duke cituar burime nga autoritetet greke që po trajtojnë rastin, nënvizon se hetimet janë përqëndruar në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak, portin e Vlorës dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore.
Sipas burimeve ushtarake, Forcat e Armatosura greke po hetojnë origjinën dhe karakteristikat teknike të dronit, i cili rezulton paraprakisht të jetë një USV i përparuar i prodhimit ukrainas, i ngjashëm me ato që janë përdorur gjerësisht në luftën kundër Rusisë për misione zbulimi dhe sulme.
Kujtojmë se ditën e djeshme në një reportazh investigativ për çështjen, televizioni grek STAR ngriti dyshime se droni me eksploziv, i tipit ‘MAGURA V5’, mund të jetë nisur nga Vlora.
STAR vendos Shqipërinë dhe Libinë, si pikat e mundshme strategjike, nga ku ukrainasit mund të synonin hedhjen në erë me eksploziv të ndonjë prej anijeve të flotës hije të Rusisë, siç kanë bërë në Detin e Zi apo në Mesdhe më parë.
Duke cituar burime nga autoritetet greke që po trajtojnë rastin, media helene nënvizon se hetimet janë përqëndruar në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak, portin e Vlorës dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore.
Dy portet, njëri në Adriatik dhe tjetri në Mesdhe ndodhen nën “mikroskopin” e autoriteteve greke të sigurisë, e madje në Misrata u zbulua së fundmi nga një hetim se Ukraina mban një prani ushtarake, me më shumë se 200 oficerë dhe ekspertë të dronëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Studentët kërkojnë zbatim të plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë ndjekur edhe studimet universitare.
Meteorologët njoftojnë një stabilizim gradual të motit në orët në vijim, por edhe mundësinë e reshjeve të herëpashershme dhe erës së fortë, ndërsa stuhia e fortë ka prekur edhe Bosnjën.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar për herë të parë pamje nga brenda qendrës së paraburgimit ku po mbahen Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Osmani vlerësoi edhe angazhimin e tij si deputet dhe pjesëmarrës në diplomacinë parlamentare, ku ka qenë i përfshirë në mbështetjen e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Momente paniku janë regjistruar në një fluturim nga Athina drejt Mynihut, pasi avioni u detyrua të kthehej në aeroportin “Eleftherios Venizelos” për shkak të një problemi teknik.
STAR duke cituar burime nga autoritetet greke që po trajtojnë rastin, nënvizon se hetimet janë përqëndruar në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak, portin e Vlorës dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të diele, ku shefi i Shërbimit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Policore të Krapina-Zagorjes u vra me armë zjarri brenda një lokali.
Komente (0)