I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ndërkohë, sipas prokurorisë, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Sami Lushtaku nuk është paraqitur ende për të dhënë versionin e tij për këtë ngjarje.
Policia e Kosovës bën me dije se ka ndaluar dy persona në lidhje me sulmin e rëndë ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani.
Sipas autoriteteve të ndaluarit janë shtetasit E.L dhe B.N të cilët do të qëndrojnë në arrest për 48 orë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërkohë, sipas prokurorisë, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Sami Lushtaku nuk është paraqitur ende për të dhënë versionin e tij për këtë ngjarje në kulmin e fushatës elektorale.
Hysni Mehani, kryetar i VV-së në Skënderaj dhe zëvendësministër i Financave, deklaroi se është sulmuar fizikisht nga kreu i komunës Sami Lushtaku dhe personat që e shoqëronin atë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mehani tha se gjatë incidentit i është marrë edhe telefoni personal.
“Të dashur miq, jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus Policinë të mbrojë familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, shkroi ai.
Pas reagimit të Mehanit, edhe Lëvizja Vetëvendosje publikoi një fotografi ku ai shfaqet i lënduar dhe me gjak në fytyrë, duke e cilësuar ngjarjen si një “sulm brutal dhe banditesk”.
Sipas versionit të VV-së, Mehani ndodhej në kafenenë “Solo” së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të partisë, kur fillimisht është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë.
Partia e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë përplasjes është sulmuar edhe sekretari i degës së VV-së në Skënderaj, Bahri Zabeli, teksa tentonte të ndalte eskalimin e situatës.
“Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretarit të Qendrës, Bahri Zabeli, për të parandaluar përshkallëzimin, ai është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut”, thuhet në reagimin e VV-së.
VV kërkon reagim urgjent nga organet e drejtësisë dhe distancim të Partisë Demokratike të Kosovës nga ngjarja.
Në anën tjetër, Sami Lushtaku e mohoi versionin e Vetëvendosjes dhe pretendoi se vetë ai ishte objektiv i një provokimi politik të organizuar nga pushteti qendror. “Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skënderaj”, deklaroi Lushtaku.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtina, ku një person mbeti i plagosur rëndë.
22:42 11 h më parë14.05.2026.
Autori
Procesi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosova ka hyrë në një tjetër fazë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar disa prej subjekteve politike që do të marrin pjesë në garë.
20:09 13 h më parë14.05.2026.
Autori
Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit Amerikan të Shtetit, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Eksportit të Armëve dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.
18:32 15 h më parë14.05.2026.
Autori
Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në kohën kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.
15:52 18 h më parë14.05.2026.
Autori
Minatorët kishin mbetur në nëntokë për rreth 12 orë, në një thellësi prej afro 800 metrash, pasi një defekt në linjën 35 kV shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në minierën e Trepçës në orët e para të mëngjesit.
15:13 18 h më parë14.05.2026.
AutoriVetëvendosje pretendon se Hysni Mehani ndodhej në kafenenë “Solo” së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të partisë, kur fillimisht është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë. Në anën tjetër, Sami Lushtaku e mohoi versionin e Vetëvendosjes dhe pretendoi se ai u provokua.
14:45 19 h më parë14.05.2026.
Autori
Policia greke ka gjetur një sasi prej 46 kg kokainë në portin e Pireut me një vlerë prej 17 milionë euro.
14:30 19 h më parë14.05.2026.
Autori
Sipas të dhënave, shkak për bllokimin e minatorëve në thellësi është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.
08:53 1 ditë më parë14.05.2026.
Autori
Studentët kërkojnë zbatim të plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë ndjekur edhe studimet universitare.
13:23 1 ditë më parë13.05.2026.
Autori
Komente (0)