Tre makina përfshihen në një aksident pranë Vlorës, një prej tyre përfundon në kanal

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua në aksin Fier-Vlorë.

15.05.2026. 09:32

Tre makina përfshihen në një aksident pranë Vlorës, një prej tyre përfundon në kanal

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku dy mjete tip Benz janë përplasur me një autobot, i cili më pas ka përfunduar i përmbysur në kanal.

Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që për shkak të aksidentit, aksi rrugor është bllokuar për disa minuta deri në mbërritjen e policisë, e cila normalizoi trafikun dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)