I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka bërë bilancin 24-orësh të punës ku bien në sy goditja e rasteve të ndryshme kriminale dhe arrestimi i 3 të kërkuarve.
Strukturat e Policia e Shtetit kanë finalizuar 6 operacione policore gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur raste të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe kapjes së personave në kërkim.
Sipas njoftimit zyrtar, tre operacione janë zhvilluar kundër veprimtarive kriminale të shpërndarjes së drogës, armëmbajtjes pa leje dhe mashtrimit, ku janë arrestuar 3 shtetas. Gjatë aksioneve janë sekuestruar lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe cannabis sativa, një armë zjarri pistoletë, si dhe një shumë parash.
Po ashtu, tre operacione të tjera janë përqendruar në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre kërkohej nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, ndërsa dy të tjerë akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, janë kapur edhe 6 persona të tjerë në kërkim për mashtrim kompjuterik dhe krime kundër personit apo pronës.
Në fushën e narkotikëve, policia ka evidentuar edhe 14 raste të tjera në të gjithë vendin, me 2 persona të arrestuar dhe 13 të proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, për krime kundër personit janë regjistruar 17 raste, me 1 arrestim, 21 persona të proceduar dhe 5 të shpallur në kërkim.
Gjatë 24 orëve janë evidentuar edhe 8 raste të dhunës në familje, ku 2 autorë janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë plotësuar 9 kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje.
Policia bën të ditur se janë evidentuar raste të krimeve ekonomiko-financiare, lojërave të fatit, krimeve kibernetike, prostitucionit dhe krimeve kundër mjedisit, ndërsa vijon puna për identifikimin e disa autorëve të dyshuar.
Në fushën e sigurisë rrugore, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht. Në të gjithë territorin janë regjistruar 5 aksidente rrugore, ku një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria synon të ecë përpara me reforma dhe teknologji moderne në rrugën drejt vitit 2030 dhe anëtarësimit në BE.
11:34 1 h më parë15.05.2026.
Autori
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 15 maj, në orën 13:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës, ku do të reflektohen ndryshimet e tjera të mundshme.
11:19 1 h më parë15.05.2026.
Autori
Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në lagjen nr. 9 të Durrësit, brenda ambienteve të një lokali. Si pasojë e të shtënave, ai ka mbetur i plagosur lehtë, por jashtë rrezikut për jetën.
11:06 1 h më parë15.05.2026.
Autori
Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohen si bashkëpunëtorë në organizimin e një atentati të mbetur në tentativë në fshatin Rranxë.
10:40 2 h më parë15.05.2026.
Autori
Rama është i ftuar në panelin hapës të konferencës, me temë “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”.
10:26 2 h më parë15.05.2026.
Autori
Sipas burimeve, forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në banesën e të kërkuarit dhe në disa pika të tjera të dyshuara, por operacioni nuk ka sjellë rezultat.
09:46 3 h më parë15.05.2026.
Autori
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua në aksin Fier-Vlorë.
09:32 3 h më parë15.05.2026.
Autori
Një aksident tragjik i regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë i ka marrë jetën 87-vjeçarit Luan Pirdeni, babait të ministres Adea Pirdeni.
20:56 15 h më parë14.05.2026.
Autori
Dy adoleshentë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë pas një aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd.
19:43 17 h më parë14.05.2026.
Autori
Komente (0)